-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa kushton funerali i Mbretëreshës dhe kush do e paguajë?

Kryesoret

Nuk u kursye aspak për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Një ceremoni luksoze, me përkujtime solemne, vigjilje dhe procesione ushtarake, ekrane gjigante për të transmetuar ceremoninë në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe familjeve mbretërore nga bota.

Është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të një organizimi të tillë, por bëhet fjalë për disa milionë paund dhe do të jenë taksapaguesit britanikë ata që do të paguajnë.

Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe asaj që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vjet.

Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste

Shpenzimet për funeralin e mbretëreshës Elizabeth do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve dhe do t’i shtohen kostos totale vjetore të familjes mbretërore, e cila tashmë vitin e kaluar ishte afër 200 milionë paund.

Për shumë qytetarë do të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe e re, pasi Britanisë së Madhe i është dashur t’i thotë lamtumirë një monarku që nga 15 shkurti 1952. Për Mbretëreshën Elizabeth do të jetë thjesht funerali i saj, të cilin ajo madje e planifikoi deri në detaje.

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore të Anglisë, ftesave të marra do t’u përgjigjen Mbreti Philip dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbreti Willem-Alexander, Mbretëresha Maxima dhe Mbretëresha Nënë Beatrix e Holandës, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia e Spanjës, ndërsa në ceremoni do të marrin pjesë anëtarë të shtëpive mbretërore të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Monakos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit