-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teherani kërkon garanci nga SHBA për programin bërthamor të Iranit

Kryesoret

Ibrahim Raishi, para se të nisej për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kërkoi “garanci” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se marrëveshja e tyre e ardhshme për programin bërthamor të Iranit nuk do të tërhiqet. 

Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se Teherani kishte nevojë për garanci më të forta nga Uashingtoni për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015 dhe i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) t’i japë fund “inspektimeve të motivuara politikisht” të programit bërthamor të Iranit.

Duke folur në “60 Minutes” të CBS, e cila u regjistrua të martën e kaluar, Raisi tha: “Nëse është një marrëveshje e mirë dhe një marrëveshje e drejtë, ne do ta ndjekim seriozisht”.

Në të njëjtën kohë, presidenti iranian theksoi se marrëveshja “duhet të zgjasë. Ata kanë nevojë për garanci. Nëse ka garanci, atëherë amerikanët nuk do të mund të tërhiqen prej saj”.

Raisi theksoi se amerikanët nuk i mbajtën premtimet në marrëveshjen e 2015.
“Ata e bënë në mënyrë të njëanshme. Ata thanë: “Po tërhiqem nga marrëveshja” Tash premtimet nuk kanë kuptim”,  theksoi ai. “Ne nuk mund t’u besojmë amerikanëve për shkak të sjelljes që kemi parë prej tyre. Për këtë arsye, nëse nuk ka garanci, nuk ka besim”.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 të nënshkruar nga Grupi 5+1 (SHBA, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania) me Iranin, Teherani kishte rënë dakord të kufizonte ndjeshëm programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit