-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali iu vra në lokal/ Pista tronditëse që jep babai: Ky është problemi

Kryesoret

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por megjithatë babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.

Dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, përforcohen edhe nga deklaratat e babait të viktimës.

Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë” deklaroi i ati duke mos dhënë më shumë detaje.

Viktima është djali i xhaxhait të Sehar Xhenjën, një person me precedent kriminal në Shkodër.

Sehar Xhenje është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021.

Në media raportohet se 19 vjeçari i vrarë dyshohet se mund të jetë viktima e radhës mes rivalitetit prej vitesh mes fiseve Bajri – Lici.

I riu shërbente në fermën e kuajve të Asmer Bilalit. Mediat raportojnë se motori i përdorur në vrasjen e Erjon Xhenjës, u gjet i djegur në afërsi të banesës së familjes Lici. A është lënë me qëllim aty për të çuar një mesazh?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit