-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS i pret shpresat dy herë PD-së

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla i preu shpresat PD-së kur tha se edhe nëse do të ketë ndarje të re territoriale nuk do të futet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër, por në 2027.

Ai u shpreh edhe njëherë i vendosur se 61 bashki është ndarje funksionale dhe bazuar te ekspertët socialistë.

PS do të fitojë zgjedhjet vendore dhe ky nuk është provokim por fakt. Ne kemi dëshmuar si një parti që është fuqi ndryshimi edhe në ato bashki që jemi rikthyer të qeverisim pas shumë vitesh, psh bashkia Kamëz.

Nëse doni gjumë, e provoi Tiranë dhe pastaj të tjera me radhë. Ne në grupin e PS-së kemi marrë një informacion nga grupi ynë i ekspertëve, që kemi angazhuar. Na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, për rritje apo zvogëlim të numrit.

Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje edhe në zgjedhjet që vijnë. Edhe sikur të kishte një vendim për ndarje tjetër nuk mund të zbatohet në këto zgjedhje, por në 2027.

Ne në konsultim me ekspertët kemi arritur në përfundim se 12 qarqe dhe 61 bashki janë ndarja më e mirë. Në fund vendimmarrja e komisionit është e komisionit.

Kur të shkojmë në seancë natyrshëm do të jetë edhe qëndrimi zyrtar, ku do të kemi një mbledhje grupi dhe aty do të kemi qëndrim. Zoti Alibeaj të mos ndihet më i provokuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit