Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili ka vjedhur vegla pune në një repart zduktharie.
Gjithashtu policia ka vënë në pranga edhe një një shtetas i cili kishte precedent të mëparshëm kriminal dhe përvetësoi veglat e vjedhura. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veglat elektrike të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë
Vodhën vegla pune në një repart zdrukthtarie, vihet në pranga 26-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.
Në pranga edhe një shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, i cili përvetësoi veglat e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:
– F. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;
– V. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, i dënuar më parë për vrasje.
Shtetasi F. H., në bashkëpunim me një 16-vjeçar të proceduar në gjendje të lirë, ka vjedhur më datë 17.08.2022, në një repart për përpunimin e drurit (zdrukthtari), vegla pune elektrike, të cilat më pas ia ka shitur shtetasit V. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veglat elektrike të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.