Rreth 26 kg kokainë e pastër është kapur nga autoritetet italiane gjatë nja aksioni kundër trafikut të paligjshëm.
Gjatë kontrollit të automjeteve të shumta në tranzit, financuesit vunë re një makinë me targa suedeze që sapo kishte ndaluar në një servis pranë San Severos.
Dy pasagjerët e makinës, burrë dhe grua me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze, fillimisht kanë vëzhguar me kujdes zonën, më pas gruaja ka zbritur nga makina për t’u kthyer pas pak minutash, ndërsa burri ka qenë gjithmonë i mbyllur brenda.
Në dyshime për nervozizmin e shqiptarëve, ata kanë bërë një kontroll më të imtësishëm në automjetin e shqiptarëve.
Më ndihmë edhe të qenëve të drogës policia italiane ka zbuluar në automjetin e shqiptarëve plot 26 kilogramë kokainë të pastër e cila në treg kapte vleren rreth 5 milionë euro.
Sipas mediave italiane lënda narkotike ishte fshehur poshtë dy sediljeve të para të automjetit e ndarë në shufra.
Dy korrierët e supozuar u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Foggias, sepse ishin përgjegjës për trafikim dhe posedim të paligjshëm të drogës. Pozicioni i tyre po shqyrtohet nga organet e drejtësisë.