-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A kanë frikë deputetët nga hakerat? Batuta, gallatë, por edhe “luftë”

Kryesoret

Nxjerrja e disa sekreteve shtetërore nga e-maili i hakuar i ish-drejtorit të policisië së shtetit Gledis Nano është kryefjalë e dy ditëve të fundit. Por cfarë mendojnë deputetët? Reagimet janë të ndryshme. Opozita akuzon, qeveria justifikohet duke thënë se jemi në luftë. Por vetë nuk janë të shqetësuar nëse do të hakeroheshin E-mailet e tyre.

Disa nga reagimet e deputetëve

Oerd Bylykbashi: Duhet të ishte mbrojtur kufiri kibernetik i Republikës së Shqipërisë dhe ja ku jemi.

Dhurata Cupi: Kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe shumë e rëndë si ngjarje e nga ana tjetër kemi një qeveri tërësisht të papërgjegjshme.

Gazmend Bardhi: Sigurisht që është një shqetësim sa kohë që cenohet siguria kombëtare dhe sa kohë të dhënat e shtetit shqiptar tashmë janë publike për të gjithë opinionin publik.

Dashamir Shehi: I doli pak boja kësaj nuk është hera e parë. Shyqyr jam rehat, le t’i nxjerrin.

Toni Gogu: Jemi të shqetësuar për çdo të dhënë që cenon qoftë sigurinë kombëtare, qoftë integritetin personal të zyrtarëve të lartë të shtetit. Mos harroni: Jemi në luftë.

Erion Braçe: Pyesni drejtorin.

Xhemal Qefalia: Duke qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe i certifikuar natyrisht prej kaq vitesh unë jam shumë i kujdesshëm dhe ia di shumë rëndësinë dhe vlerën këtyre email-eve.

Saimir Korreshi: Të mijat po të doni ju i bëj vetë publike, pa problem fare. Kush më shkruan mua.

Bujar Leskaj: Natyrisht që nuk kam frikë, por nuk është serioze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit