Një makinë e cila ka qenë në lëvizje në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.
Automjeti tip “Volvo” drejtohej nga një 58-vjeçar, i cli ka arratur të dal nga mjeti pa u lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:02, në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.