Rusia do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Serbinë, tha presidenti rus Vladimir Putin në ceremoninë e dorëzimit të marrëveshjeve për ambasadorët e vendeve të huaja, shkruan “Novasti”.
“Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik. Duke u mbështetur në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të popujve tanë vëllazërorë. Unë bisedoj rregullisht me presidentin Vuçiç, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, për çështjet kyçe të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”, tha lideri rus.
“Ne vlerësojmë përpjekjet e miqve tanë serbë për të zbatuar një politikë të ekuilibruar, të pavarur në arenën ndërkombëtare”, tha presidenti rus.
“Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në sferën ekonomike, shkencore-teknike dhe humanitare”
Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori serb në Moskë, Momçilo Babiq.