Pesë të rinj janë arrestuar në Tiranë për kundërshtim me dhunë të policisë së shtetit.
Të arrestuarit janë; S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç dhe M. B., 20 vjeç.
Sipas policisë mbrëmjen e djeshme të rinjtë nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë.
Zhurma në lokalin ku po qëndronin të rinjtë te zona e “Myslym Shyrit” shkaktoi shqetësime për banorët e pallatit që njoftuan policinë.
Kur shkuan efektivët dhe u kërkuan të largohen, të rinjtë kundërshtuan.
Në momentin që policia i shoqëroi të rinjtë u përgjigjën me dhunë gjatë shoqërimit në komisariat.