Ukraina ka rimarrë një fshat afër qytetit lindor të Lysychansk-ut, në një fitore të vogël por simbolike.
Kjo, do të thotë se Rusia nuk ka më kontroll të plotë të rajonit të Luhanskut, një nga qëllimet kryesore të luftës së presidentit rus, Vladimir Putin.
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se forcat e armatosura të Ukrainës ishin në “kontroll të plotë” të Bilohorivka.
“Është një periferi e Lysychansk. Së shpejti do t’i përzëmë me fshesë këta plehra që andej”, tha ai, duke shtuar: se hap pas hapi, centimetër pas centimetri, “do të çlirojmë gjithë tokën tonë nga pushtuesit”.
Videoja e shpërndarë në Telegram tregonte ushtarët ukrainas duke patrulluar në këmbë në një rrugë të rrënuar.
Forcat ruse kanë pushtuar të gjithë provincën Luhansk për dy muaj e gjysmë të fundit. Pas një beteje të gjatë dhe të rëndë, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës vendosi të tërhiqej në korrik nga qytetet Sievierdonetsk dhe Lysychansk.
Gjatë 12 ditëve të fundit regjimentet ukrainase në verilindje kanë ngritur një kundërofensivë mahnitëse, duke çliruar më shumë se 300 vendbanime në të gjithë rajonin e Kharkiv dhe duke detyruar njësitë ruse të ikin në rrëmujë.
Zona e rikuperuar është gjysma e madhësisë së Uellsit dhe shkon deri në kufirin rus