Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë salçiçet “Wudy” pasi disa lote janë me rrezik si pasojë e baktereve që kanë rezultuar se kanë. Alarmi është ngritur nga sistemi europian RASSF.
“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin wudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë” thotë AKU.