-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britanikja u mbyt në Sarandë, i dashuri pa tragjedinë me sy, shqiptarja: Traumatike

Kryesoret

Një turiste britanike vdiq dy ditë më parë në Sarandë gjatë një ekspedite. Mediat britanike e kanë pasqyruar lajmin. Viktima është Rebecca Gannon, 29 vjeçe, e cila ndërroi jetë të hënën në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë pasi u mbyt gjatë një ekspedite zhytjeje. 29-vjeçarja ishte së bashku me të dashurin në këtë ekspeditë. Daily Mail shkruan se i dashuri i vajzës qenë dëshmitar i kësaj tragjedie.

Në të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe po presim policinë që të mbarojë hetimin. Vajza britanike që vdiq ishte së bashku me të dashurin. Të dy kishin certifikata PADI për zhytjeje në ujëra të hapura kështu që ishin të kualifikuar për t’u zhytur me ne.

Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar.

Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje. Thjesht nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç. 45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit