Janë publikuar pamjet e përplasjes që deputeti i VV-së, Dimal Basha ka pasur me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pasi ai lëshoi mbledhjen e Komisionit për Arsim.
Në pamje shihet deputeti i VV-së Dimal Basha duke e akuzuar Jasharajn me fjalët “i ke marrë fëmijët peng për 50 euro”.
“I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Je i pasinqertë në kërkesat e tua. Pse i don ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthy në pare. A ke punu para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng. Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, dëgjohet duke thënë Basha.
Pas përplasjes së ndodhur Rrahman Jasharaj ka braktisur mbledhjen dhe ka folur për mediat jashtë sallës duke u shprehur se debati nuk është zgjidhje. Ai u shpreh se deklaratat e Bashës janë skandaloze.
“Debati ishte i tillë e patë edhe ju vet. Nuk ishte debat për të bërë zgjidhje. Angazhimi im që ai të mos ishte aty. Debati i tij nxitit tensionime. Ne nuk jemi për tensionim, jemi për mesazhe pozitive sepse kështu ulen tensionet. Deklarata e tij ishte skandaloze për mësimdhënësit”, u shpreh Jasharaj para mediave./Kallxo.com