Mbledhja e Komisionit për Arsim është shoqëruar me një serë debatesh për grevën e punëtoreve të Arsimit.
Jasharaj u nda i pakënaqur kështu duke lëshuar mbledhjen e Komisionit.
“Sektori privat i ka 300 mijë punëtorë që paguajnë taksa dhe na i paguam pagat edhe neve edhe mësuesve. 105 mijë qytetarë që punojnë nën pagën minimale”, tha Basha.
Pas reagimeve të SBASHK-ut, përgjigja e Bashës ishte se “këtu jam në shtëpinë time, ju tregova zgjedhjet që ka dhënë qeveria”.
Jasharaj, gjatë komisionit deklaroi se po t’ia bënin 82 kërkesa edhe Bideni do të pranonte të takohej me ta.
“Mos hapni dezinformata. Ne u kemi dërguar kërkesat për grevë, ofroni mundësi këtu. Dëgjoni drejt fjalitë, jemi në hall dhe të vetmet që po mundohen të bëjnë zgjidhje janë sindikatat. Mos na torturoni. Qeveria për një orë mund të ulet e të bisedojë dhe gjejmë zgjidhje. 9 muaj kërkesa. Po askund në botë nuk ka. 82 kërkesa me ja dërgu edhe Bidenit sindikatat e Kosovës do të gjenin 5 minuta për ne. 82 kërkesa vetëm nga BSPK-ja”.
Ai tutje ka theksuar edhen një herë se i vetmi takim me Kurtin ka qenë ai që ka zgjatur dy orë i cili përfundoi pa zgjidhje.
“I vetmi takim ishte ai për dy orë që nuk dha rezultat. Jo po na flisni për sukseset që janë arritur se si kemi mësuar në baraka në vitin 2000 e tash kemi shkolla të mira. 32 vjet kam punuar arsim në ditët më të vështira. Grevën nuk e ndalim ne, por Qeveria. Mos u kapni për fjalë. Mos na torturoni”, ka thënë Jasharaj.