Pas bujës që bëri në rrjet më në fund Rita Ora ka konfirmuar martesën me Taika Waititi.
“Jam e dashuruar. Unë e dua dashurinë. Kam pasur gjithmonë besim në dashuri dhe jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën.
Prindërit e mi kanë qenë së bashku më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur”, tha rita duke lënë të kuptohet se ka gjetur dashurinë e jetës së saj.
Këngëtarja me famë botërore u martua me regjisorin nga Zelanda e Re në një ceremoni intime në gusht që u mbajt në Londër. Në atë kohë, miqtë e saj raportuan se ajo kishte ndërruar dhe mbiemrin në Waititi-Ora.