-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën në luftë, dy amerikanët shkëmbehen me trupa ruse

Kryesoret

Dy veteranë amerikanë, të cilët janë mbajtur nga forcat ruse për muaj të tërë, janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, konfirmuan familjarët e tyre për CNN

Ata janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama, dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama. Ata u kapën ndërsa luftonin për Ukrainën në veri të Kharkiv në qershor.

Më herët të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme saudite njoftoi lirimin e 10 të burgosurve, të cilët janë shtetas marokenë, amerikanë, britanikë, suedezë dhe kroatë.

Joy Black mori një telefonatë nga Arabia Saudite këtë mëngjes, më pak se një orë më parë, për ta njoftuar se Drueke dhe Huynh ishin në ambasadën e SHBA në Arabinë Saudite dhe po shkonin për të marrë kontrolle mjekësore. Pastaj Huynh e thirri, tha ajo.

Huynh nuk foli kurrë me familjen e tij ndërsa mbahej si rob lufte. Ishte hera e parë që e fejuara e tij foli me të në më shumë se 100 ditë. Drueke foli me familjen e tij disa herë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit