Së fundmi blogerja Armina Mevlani ka thënë që së shpejti do të kurorëzojnë martesën e saj me Shkëlzen Berishën.
Më herët ajo ka treguar detaje në lidhje me ceremoninë e planifikuar nga çifti duke thënë se do të jetë një dasmë tradicionale.
Mirëpo në disa aspekte duket se Arminës nuk i pëlqen të jetë tradicionale.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Armina ka thënë se nuk do të ndërrojë mbiemrin pas celebrimit me Shkëlzen por do të vijojë të jetë zonja Mevlani.