Polica e Sarandës ka vënë në pranga një 69-vjeçar, pasi është zbuluar duke falsifikuar prona.
Skënder Omeri babai i Klodian Omerit, një personazh i njohur për Policinë e Shtetit, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë për përfitim në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas burimeve, Omeri kishte aplikuar në ASHK Sarandë në dt.25.01.2022 për ta regjistruar sipas një akti kontrate të vitit 1995. Prokuroria ka vendosur sekuestro për rreth 5000 mijë metër katrorë tokë truall në Ksamil.
Prokuroria ka vendosur sekuestro për rreth 5000 mijë metër katrorë tokë truall në Ksamil.
Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se ky shtetat ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të truallit.
Njoftim
Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi me iniciale S. O., i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.
Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.
Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.