-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falsifikonte prona në Ksamil, arrestohet 69-vjeçari

Kryesoret

Polica e Sarandës ka vënë në pranga një 69-vjeçar, pasi është zbuluar duke falsifikuar prona.

Skënder Omeri ka falsifikuar dokumentet e pronësisë për përfitim në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas burimeve, Omeri kishte aplikuar në ASHK Sarandë në dt.25.01.2022 për ta regjistruar sipas një akti kontrate të vitit 1995.

Njoftim

Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi me iniciale Skender Omeri, 69 vjeç i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentet e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.

Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Sipas burimeve, Omeri kishte aplikuar në ASHK Sarandë në dt.25.01.2022 për ta regjistruar sipas një akti kontrate të vitit 1995.

Hetimi disa mujor nga Prokurori Kledian Llaho, zbuloi se Omeri ka falsifikuar dokumentacionin për përfitimin e këtij trualli.

Ky i fundit akuzohet për “falsifikim i dokumenteve” në formën e përdorimit dhe me pasoja të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit