Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti përgjatë aksit Elbasan-Peqin.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem. Një furgon u përplas me një motor.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.