Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Kapshticë. Ai rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritet gjermane për vjedhje.
I riu është kapur gjatë kontrollit doganor. I riu shqiptar rezulton i kërkuar me urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet gjermane. Ai akuzohet për vjedhje dhe grabitje.
Ky është rasti i dytë brenda kësaj të enjteje, pasi një tjetër shqiptar u kap në Kakavijë dhe rezultonte në kërkim nga autoritet greke po për vjedhje.