Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në debat me zv/ kryeministren Belinda Balluku për largimin e Gledis Nanos dhe ndërtimet pa leje të biznesmenëve. Ai u bëri dy pyetje Ballukut, por Lindita Nikolla i preu fjalën.
Debati në Kuvend
Sali Berisha merr fjalën
Albana Vokshi këshillon Berishën: Fol këtu se do ta heqë fjalën
Sali Berisha: Më mire atje
Sali Berisha në foltore: Çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos? Drejtorit të policisë, cfarë lidhje ka? Dhe së dyti, fol pak këtu për misterin e pallatit e Lul Morinës. Pallati 8 kate dhe ti flet për mister. Hajde tani këtu dhe jep sqarime.
Lindita Nikolla i heq fjalën
Gazment Bardhi flet nga vendi
Lindita Nikolla: Ju lutem, ju ndërpres fjalën. O zoti Bardhi e kuptoj dëshirën tuaj për t’i ardhur në ndihmë Berishës, por nuk është momenti.
Sali Berisha nuk largohet nga foltorja
Belinda Balluku nuk replikon