-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Mediut, Oketa merret në pyetje për privatizimin e “Partizanit”

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa u shpreh se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Ju siguroj që asnjë në këtë rast as në raste të tjera nuk kam shkelur ligjin. Gjatë kohës që isha ministër këto procedura vazhdonin”, u shpreh Oketa.

Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se dje në SPAK është pyetur nën cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe nuk preferoi të tregonte të tjera detaje.

“Jam pyetur nën cilësinë e një personi që ka djeni për këtë çështje dhe kaq. Çdo lloj komenti tjetër përveç ngjyrimeve politike do të ishte një koment i tepërt.

Drejtësia le të bëjë punën  e saj. Dje ishte hera e parë që u thirra në SPAK. Do preferoja që mos komentoja, nuk është çështje këndvështrimë është çështje pozicionesh zyrtare, ne kemi folur me dokumente, me shkresa”, u shpreh Oketa për Euronews Albania.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit