-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Wudy” me baktere/ Mjekët: Tre kategoritë më të rrezikuara

Kryesoret

AKU njoftoi dje se ka bllokuar disa lote të salçiçeve të markës “Wudy” në tregun shqiptar të cilat nuk duhet të konsumohen pasi rezultojnë me një bakter të rrezikshëm për shëndetin në përmbajtje. Por cili është rreziku nëse konsumohen? Mjekët kanë listuar disa nga rreziqet.

Sipas mjekëve më të rrezikuar nga konsumimi i këtij produkti janë moshat pediatrike, pasi kanë një sistem imun të pakonsoliduar dhe dy grupet e tjera; të moshuarit mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.

“Listeria monocytogenes, janë disa tipe listeriesh por kjo është më e përhapura dhe problematikja për shëndetin e njeriut.

Jep problematika në traktin tretës, në pjesën e sipërme të zorrëve dhe ndër shenja kryesore ka krampe të forta muskulare pra dhimbje barku, diarre të shpeshte të ujshme dhe mund të japi të vjella të shumta të shoqëruara dhe me temperaturë.

Listeria ka jetëgjatësi në produktet që ruhen në frigorifer, zakonisht mund të jenë produktet e bulmetit por dhe sallamrat, kremvice dhe qëndron deri në temperaturë -3 gradë prandaj është rezistente në pjesën e frigoriferit.

Në rast se produktet që konsumohen do ishin të gatuara mirë, atëherë nuk kemi probleme shumë të madh se nëse kalon në temperatura të larta shkatërrohet” tha mjeku Gent Stroni.

Mjekët sugjerojnë që kushdo që ka konsumuar nga produktet e lajmëruara nga AKU duhet të bëjë një konsultë tek mjeku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit