-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E kishte për Berishën e Metën? Tabaku: Po intimiudojnë SPAK-un

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sot jo vetëm Edi Ramën, por pa përmendur emra shigjetoi edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë dosje në SPAK. “Nuk është rastësore e gjitha kjo! Pasi qeveria ka zgjedhur që ta sulmojë SPAK ndërkohë që pjesa tjetër e politikës kërkon të intimidojë SPAK që mos të hetohen akuzat ndaj tyre. Nuk ka një shoqëri të shëndetshme, as një shtet serioz nëse nuk ka Drejtësi” tha Tabaku.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e tij në Kuvend, tha se gomonet me qindra të rinj po lundrojnë nga brigjet franceze për të mbërritur ne Britani.

Tabaku tha se Kuvendi duket të diskutojë këtë fenomen se përse po ikin shqiptarët.

Ajo akuzoi qeverinë se po kërcënon SPAK dhe tha se askush nuk mund të shantazhojë drejtësinë.

“Temë debate do të ishin mjetet lundrues që çojnë të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky parlament nuk e ka luksin të heshtë më për një tjetër formë biznesi dhe instutrie që reklamon në rrjetet sociale si mund të shkojë një shqiptar jashtë vendit.

Sot përgjigjen e shoh te politika, te mungesa e tregut të lirë, te mungesa e drejtësisë. Te paaftësia jonë për të ndërtuar një shoqëri për shqiptarë. Nuk mund të ketë një ligj për të pasurin dhe një për të varfërin. Ku është sot drejtësia që aq shumë e kërkuam. Afera e inceneratorëve vazhdon dhe merr para nga buxheti i shtetit. Si ka mundësia që drejtësia hesht edhe pse afera është vërtetuar me zë dhe figurë.

Drejtësia hesht kur ministra dhe ish ministra kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Zoton dhe Stela Gugallen. Ka një arsye pse sot drejtësia ka më shumë maliqin dhe politikën se ligjin. Maxhoranca vendosi ta shkallmonte konsesusin në kurriz të drejtësisë. Anëtarët e maxhorancës do dalin të reklamojnë si kanë arrestuar dy ish ministra dhe një deputet. SPAK po kërcënohet të mos hetojë ashtu si duhet. Reformën në Drejtësi e votuam që shqiptarët të marrin drejtësinë. Që drejtësia të veprojë njësoj për qytetarin dhe mikun e deputetit.

Korrupsioni është thelluar më shumë që nga dita kur u krijua SPAK. Nuk është rastësore. Qeveria ka zgjedhur ta sulmojë SPAK-un. Nuk ka qeveri të shëndetshme nëse nuk ka drejtësi. Ne nuk kemi kompleks që të hetohemi të gjithë. SPAK duhet të tregojë guxim dhe maxhoranca duhet të mbajë larg duart nga drejtësia”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit