-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia në ethe/ Drejtori i ri shkon në qytetin e “nxehtë” dhe “godet” Nanon

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar takime me drejtuesit e katër qarqeve; Elbasan, Korçë, Kukës dhe Dibër.

Ai ka kërkuar nga strukturat policore, ndryshimin e metodologjisë së punës, me qëllim vendosjen e një standardi të ri, në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. 

Gjithashtu, sipas njoftimit, drejtori ka njohur strukturat me urdhrin e parë të nxjerrë prej tij për ngritjen në detyrë përmes një komisioni të veçantë.

“Urdhri synon t’i japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit” thotë ai duke “goditur” kështu paraardhësit, i fundit Gledis Nano.

Sipas tij kjo praktikë e re iu jep garanci drejtuesve të strukturave policore dhe kontribuesve brenda radhëve të Policisë, për t’iu njohur dhe vlerësuar atyre, aftësitë profesionale, menaxheriale, integritetin dhe rezultatet e arritura në detyrat që ata kryejnë, me qëllim vlerësimin real për qëndrimin në detyrë apo për marrjen e përgjegjësive të reja, bazuar në këto komponentë vlerësimi.

Elbasani është një nga qarqet më të nxehta sa i përket kriminalitetit. Shumë ngjarje të rënda janë ende të pa zbardhura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit