Parlamenti miratoi dhe emrin e Petraq Likës si anëtar të Bordit të Energjisë Elektrike.
Ai mori në total 72 vota pro, 10 kundër dhe 8 vota abstenim. Lika ka mbajtur postin e kreut të OSHEE-së.
Po ashtu në Këshillin drejtues të RTSH-së është zgjedhur Edmond Tullumani.
Votimi i fshehtë për kandidatin Tullumani, mori 97 vota pro nga PS dhe PD, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër.
Është rrëzuar kandidatura e Arta Mandrosa si anëtare e KLP-së.
Me 101 është shtyrë Komisioni i Reformës Territorale.