-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbylle gojën!” debate të ashpra mes deputetëve të Kosovës

Kryesoret

Deputeti i VV-së, Ardian Gola dhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, janë përplasur ditën e sotme në kuvendin e Kosovës. Pala opozitare ka akuzuar mazhorancën për sjellje agresive me SBASHK-un.

Mua si anëtare e Komisionit më ka ardhë turp se si ka shku ai takim dhe mazhoranca ka qenë qaq agresive ndaj atyre njerëzve, për keqardhje, sidomos edhe krejt televizionet e kanë pa se çfarë ka ndodh me deputetin dhe kryetarin e SBASHK-ut”, tha Dumoshi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola.

Ajo që ka eskalu me Dimalin është tjetër, tash unë po e sfidoj publikisht Vlora Dumoshin dhe po i ndihmoj çdokush që mundet me gjet në diskutimin e djeshëm të krejt mazhorancës, përfshirë edhe Albena Reshitaj, nëse vetëm një sekuencë, një sekond e gjen ku është përdorur gjuhë me të cilën sindikata është ndi e kërcënume, e ofendume, publikisht kam me dhënë dorëheqje”, tha Gola.

Pas tij vazhdoi Dumoshi me kundërreplikë.

“I nderuari kryetar po më vjen keq për frustimin tënd, unë cdo respekt për ju e kam pasë gjatë të gjitha takimeve të Komisionit për Arsim dhe Kulturë sepse detyrë e jona është më dhënë kontribut”.

Më pas, derisa po fliste për takimin e djeshëm, Dumoshi iu drejtua dikujt me “Mbylle gojën, se unë po flas, tani dil ti”.

“Kryetar a nuk është kërcënim nëse i thu kryetarit të Sindikatave mos e përmend kryeministrin në takim?”, tha Dumoshi, e cila vazhdoi të fliste edhe pse i mbaroi koha./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit