-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria mbyll kolegjin turk “Mehmet Akif”

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka vendosur mbylljen e kolegjit privat Mehmet Akif Ersoy. Në vendim thuhet se kolegji duhet ti kthejë nxënësve pagesën dhe të bëjë gati dokumentacionet e tyre për zhvendosjen në shkolla të tjera.

Po ashtu është kërkuar dorëzimi i dokumentacioneve në Arkivin Qendror të Shtetit.

Mbyllja e këtij institucioni u kërkua në janar të këtij viti nga vetë presidenti Erdogan, por Rama e refuzoi.

V E N D I M PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR “MEHMET AKIF ERSOY”, I CILI E ZHVILLON MËSIMIN EDHE NË GJUHË TË HUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 42 e 70, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.
  2. Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:
  3. a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
  4. b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
  5. c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit