-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sërish në qendër të vëmendjes, Johnny Depp në lidhje me avokaten e tij

Kryesoret

Aktori i njohur Johnny Depp është në lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër The Sun, konfirmoi Page Six.

Avokatja është e martuar, por e ndarë në këtë kohë, mirëpo divorci i saj mund të mos jetë finalizuar ende, raporton sërish Pagesix.

Në fillim të kësaj vere, Depp, 59 vjeç, ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje në SHBA kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Sidoqoftë, Vasquez shpejt i mbylli thashethemet duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “joetike”.

“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar”, tha ajo për People në qershor. “Por kur them ne, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht që përfshin Johnny-n.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit