-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri, do të shtojmë sigurinë

Kryesoret

Ambasadorja e re e BE-së, Christiane Hohmann gjatë një konference në Tiranë theksoi se BE po punon fort që Shqipëria  t’i bashkëngjitet sa më shpejt familjes Evropiane.

Hohmann theksoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të dalë nga lista gri.

Ajo prezantoi një program “EU4LEA”, i cili rrit sigurinë në Shqipëri. Gjithashtu ambasadorja theksoi se bashkëpunimi, luftimi i korrupsionit dhe zbatimi i ligjit do ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet sa më shpejt pjesë e BE-së.

” EU4LEA është një program i cili rrit sigurinë në vend. Ne duam që Shqipëria të dalë e fituar nga ky projekt. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së. Ne duhet të kemi bashkëpunim mes institucioneve. Secili prej jush luani një rol kyç që ky projekt të jetë i suksesshëm. Në një botë që është gjithnjë e më turbullt, bashpunimi ynë duhet të jetë gjithnjë e më i fortë. BE po e mbështet Shqipërinë në hetimin e sulmeve kibernetike.

Zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta”, tha Hohman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit