-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia mposht Anglinë, por surpriza e madhe vjen nga Gjermania

Kryesoret

Anglia zyrtarisht në vendin e fundit në Grupin 3 të Ligës A, me Hungarinë dhe Italinë që do ta vendosin në përplasjen mes tyre në Budapest se cila do ta mbyllë në vendin e parë.

Rezultatet e raundit parafundit në këtë grup ishin vërtet surprizuese.

Në “San Siro”, një Italia e ringjallur dhe me plot energji dominoi dhe fitoi me meritë ndaj Anglisë, me golin e Raspadorit të shënuar në minutën e 68-të.

Me vetëm dy pikë në renditje, Anglia e ka të sigurt vendin e fundit, pasi Gjermania, që u mposht nga Hungaria, ka grumbulluar 6 pikë me vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Konfirmohet “mace e zeze” për “Panzerat” Hungaria, që e mposhti 0-1 skuadrën Hansi Flick me gol të Szalai që në minutën e 17-të në “Red Bull Arena” të Leipzigut.

Edhe pse kishte minuta të tëra në dispozicion për ta shmangur humbjen, Gjermania nuk gjeti forca për të shënuar qoftë një gol.

Në Grupin 3 të Ligës B, konfirmohet përfundimisht në vendin e parë Bosnjë Hercegovina, që fitoi 1-0 përballë Malit të Zi me gol të Demirovicit, shërbyer nga Dzeko, ndërsa Finlandë – Rumani përfundoi 1-1. Pas golit të vendasve, i shënuar nga Pukki, miqtë u kundërpërgjigjën me Tanasen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit