-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia voton të dielën, kush janë favoritët?

Kryesoret

Italia shkon në zgjedhje të dielën pas rënies së koalicionit qeverisës në korrik.

Një parti e krahut të djathtë me lidhje të kaluara me fashizmin pritet të fitojë shumicën e votave, duke ngritur shqetësime në gjirin e Bashkimit Evropian.

Partia “Vëllezërit e Italisë”, e udhëhequr nga Giorgia Meloni kryeson në sondazhe. 45-vjeçarja është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë e Italisë.

“Dëshira ime më e madhe është të ngrihemi lart, të ngremë përsëri vendin tonë nga rënia”, thotë ajo.

Partia “Vëllezërit e Italisë” i ka rrënjët tek neofashizmi. Meloni është një ish-aktiviste që ka lavdëruar diktatorin Benito Musolini. Por, tani ajo thotë se ka ndryshuar.

Partia e zonjës Meloni në sondazhe merr rreth 25 për qind mbështetje, gjashtëfish më të madhe se në zgjedhjet e fundit.

Ajo është gjithashtu një figurë e re në politikën italiane. Partnerët e saj të mundshëm të koalicionit tashmë kanë qenë të pranishëm në skenën e politikës italiane.

Mes tyre, ish-ministri i brendshëm populist Matteo Salvini. Veterani politik Silvio Berlusconi ka të ngjarë të jetë gjithashtu pjesë e koalicionit të krahut të djathtë.

Në të kaluarën, e djathta ekstreme italiane ka patur lidhje të ngushta me Moskën. Por zonja Meloni ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për Ukrainën.

“Ne dënojmë, pa “nëse” dhe “por”, agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, thotë ajo.

Qeveria që do të dalë nga votimi i së dielës do të jetë e 70-ta e Italisë që nga viti 1945.

Shumë vëzhgues thonë se koalicioni i udhëhequr nga zonja Meloni duket i paqëndrueshëm dhe Italia mund të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit