Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka asnjë rivalitet me Ilir Metën në drejtimin opozitar me qëllim largimin e qeverisë Rama.
Ai tha se ka pasur disa takime dhe do të ketë për protestat.
“Nuk ekziston asnjë lloj rivaliteti. Takimet bëhen. Janë publike dhe jo publike. Edhe publiket do i bëjmë.
Jam i bindur se me partinë e Lirisë do të ketë marrëdhënie shumë të mira dhe bashkërendim shumë të mirë.
Sezoni që vjen, jemi në të njëjtën valë. Do të ndërmarrim për hapat për suksesin e protestave” tha ai.