-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Non grata nga BE? Berisha: Jam gati të shkoj në SPAK për “Partizanin”

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha garantoi edhe njëherë sot se është gati që të shkojë në SPAK, nëse do të thirret për hetimet që po bëhen për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

E ftoj SKAP-in e partisë të shqyrtojnë cdo vendim të Berishës nga ’92 dhe deri më sot dhe në cdo vendim do të gjejnë ligjin. Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga dy anët. PD nuk po i bën asnjë presion.

PD ka kontribuar me dokumente dhe fakte. SKAP-i është krijuar si repart, organizatë e PS-së. Mund të jap një shembull.

Rama dhe Agaçi i dërgojnë SKAP-it një dekret të mëkëmbësit të mbretit, Jakomanit dhe i thonë se ky dëshmon se trojet e rikthyera familjes Begeja, Saliaga, janë shpronësuar me këtë dekret të mëkëmbësit të mbretit.

Dekreti ka emra të 7 familjeve, asnjëra prej të cilave nuk i përket zonës së kompleksit Partizani. Janë 500-600 metra larg. Çdo prokurori serioze në botë. Ky SKAP është një turp.

Unë kam deklaruar se sa herë të më thërrasin, nuk njoh asnjë formë parashkrimi dhe jam gati të jap për cdo firmë… unë kam firmosur duke pasur ligjin dhe Kushtetutën përpara” tha ai.

Referuar paralajmërimit të djeshëm të Taulant Ballës, a ka frikë Berisha se do të shpallet non grata nga BE? “E konsideroj që bëhet zëdhënës i BE, kreu i bandës së Elbasanit, është një problem në vetvete. Por unë kam bindjen që edhe Taulant Sharra do të marrë vendin e tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit