Lionel Messi, zotëron disa prona duke përfshirë shtëpi të bukura në Barcelonë, Miami dhe Ibiza, teksa pasuria e tij vlerësohet në 600 milionë euro dhe tre pronat kapin vlerën e pak më shumë se 25 milionë eurove.
Shtëpia e tij në Barcelonë ndodhet në lagjen Castelldefels dhe në zonën e ndalim-fluturimit, ndaj argjentinasi ka privatësi maksimale dhe mundësinë për të pushuar. Brendësia është e mobiluar në mënyrë luksoze dhe komode, dhe këtu ka jetuar gjatë kohës që luante për klubin katalanas.
Futbollisti është pronar i një apartamenti në Miami, i cili ndodhet në kompleksin Regalia Miami Condo me pamje nga oqeani.
Ndër pronat fantastike të Messit është një pronë në Ibiza të cilën ai e bleu së fundmi për rreth 10 milionë dollarë.
Ai zotëron edhe hotelin MiM në këtë ishull, në të cilin ka investuar shumë para.



