Një godinë rrobaqepësie është pushtuar nga flakët mbasditën e kësaj të premteje në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur te “Rruga 1 Maji” dhe nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar.
Në godinë nuk ka pasur njerëz në momentin që ka rënë zjarri.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.