-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bujqësori” hap thesin, blen blenderin 2 milionë lekë

Kryesoret

Ali Rashën, Ahmet Mejdanin, Tahir Ballgjinin dhe Rushit Sunan u arrestuan pasi prokuroria i akuzon për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë.

Të 4 punonjës të Universitet Bujqësor të Tiranës, me anë të një tenderi për plehrat kimike kishin blerë disa pajisje si elektroshtëpiake. Në fakt abuzimi shkon më tej.

Një blender, vlera e të cilit shkon në treg në 30.000 lek të rinj, por sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga katër punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276.000 mijë lekë të rinj.

Një frigorifer me ngrirje, që kushton 30.000 mijë lekë të rinj në UBT është blerë me shifrën rekord të 108.800 lekë të reja.

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.” ka njoftuar prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit