Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ditën e sotme ka akuzuar qeverinë nga selia blu përmes një deklarate për mediat lidhur me korrupsionin. Anëtarja e këshillit kombëtar të PD-së kërkoi largimin e qeverisë.
“Sondazhi i Institutit IDM Albania, konfirmon se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë këtë qeveri si të zhytur në korrupsion.
Një nga gjetjet kryesore të këtij sondazhi, të zhvilluar nga profesionistë dhe mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë është.
83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur.
83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje po të tillë.
Pra 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar dhe nuk ka se si të jetë ndryshe.
Teksa shqiptari mesatar është duke u përpjekur të mbyllë muajin, mes çmimeve të rritura të mallrave, ushqimeve dhe shërbimeve, dhe pagave me të ulëta në rajon.
Qeveria e Edi Ramës vazhdon të paguajë miliona euro për Incineratoret që nuk ekzistojnë, për koncesione te cilat nuk i japin asnjë shërbim qytetarit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarëve u duhet edhe te paguajnë ryshfet për shërbimet që ofron qeveria e te cilat u takojnë me ligj, siç e konfirmon edhe sondazhi.
Pasigurisë nga korruptimi qeveritar i shtohet edhe pasiguria nga krimi. Siç zbulon sondazhi 73 përqind e shqiptarëve ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend.
Kjo pasiguri e dyfishtë është edhe shkaktari kryesor i shpopullimit të vendit” tha Hajdari.