-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tedi Blushi: Ndaloni shpenzimet e luksit, të rritet ndihma ekonomike

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, këtë të premte deklaroi se qeveria shqiptare duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime.

Ndër të tjera Blushi tha se qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura.

“Po në emër të PL, përsëriti kërkesën për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.

Apelet shumë të qarta të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian janë këmbana alarmi, që kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm per heqjen e lakut të varfërisë nga fyti i shqiptarëve, që Qeveria po jua shtrëngon çdo ditë dhe më shumë.

Qeveria duhet të reagojë ndaj kërkesës së Bankës Botërore për shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura.

Në kulmin e krizës ekonomike rezulton se vetëm për dy javë institucionet shtetërore kanë shpenzuar dhe pritet të shpenzojnë të paktën 120 mijë euro vetëm për bileta udhëtimi jashtë vendit si dhe rezultojnë të mbyllura të paktën 70 tenderime per bileta për fluturime, me në krye Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministrinë.

Gjithashtu, përsëritim me forcë kërkesën për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike, mbi të cilin do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët”, tha .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit