Një aksident me pasojë vdekjen enjë gruaje ka ndodhur në autostradën mamurras-milot.
Burime për mediat bëjnë me dijë se autori është larguar nga vendngjarja pas aksidentit.
Viktima ende e paidentifikuar ndërsa policia e grupi hetimor ne vendngjarje per te zbardhur identitetin e viktimës dhe drejtuesin e automjetit.
Dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga njeri krah i rrugës ne tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.