Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin me iniciale N.S, pasi i ka vënë zjarrin disa tokave bujqësore.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për zjarr vënie, në fshatrat Kaninë dhe Zvërnec.
Njoftimi i Plotë
I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke me bimësi, në fshatin Tragjas, arrestohet në flagrancë autor i dyshuar, i cili dyshohet gjithashtu edhe si autor i një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për zjarrvënie, në fshatrat Kaninë dhe Zvërnec.
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.