-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç “shuplakë” Zelenskyt: Fjalimi im në OKB ishte më i mirë në dhjetë vitet e fundit

Kryesoret

“M’u afruan dje krerë të misioneve të disa prej shteteve më të rëndësishme për të më uruar“, kështu ka thënë Vuçiç për fjalimin e tij në disa minutësh në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Por jo vetëm kaq sipas tij fjalët e tij bënë krerë ndërkombëtarë shtetesh t’i afrohet e ta urojnë “dy herë më shumë se Volodymyr Zelensky-n”.

Përveç këtij “urimi dyfish më të madh”, presidenti serb, ka thënë se edhe dëgjueshmëria/shikueshmëria e fjalimit të tij “ka qenë dy herë më e madhe se e Zelenskyt”.

Ata dolën jashtë korridori për të pritur, për të më thënë se një fjalim të tillë nuk e kanë dëgjuar qe 10 vite. Edhe për nga guximi edhe gjithçka tjetër. Unë vetëm thash atë që mendova”, ka thënë Aleksandër Vuçiç para gazetarëve në New York.

Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij përmes video lidhjes u dërgoi mesazh të gjithë shteteve të ashtuquajtura “neutrale” se neutraliteti i tyre është në fakt neutralitet në anën e agresorit. Madje, edhe profesor universitar të Universitetit të Beogradit, e quajtën “shuplakë ndaj Serbisë”, fjalimin e Zelensky-t.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit