Shkëlqim dhe Ramadan Hoxhaj janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi kishin kultivuar lëndë narkotike.
Njëri prej vëllezërve tentoi të kalonte kufirin dhe në shtëpi iu gjetën 2.8 kg kanabis. Nga na tjetër i vëllai i tij u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike.
“Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.
Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.
Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç,” ka njoftuar policia.