Kryetari i Partisë Demokratike në lidhjen pyetje-përgjigje me qytetarët është pyetur se çfarë do të bëjë për studentët. Berisha siguroi se kur të vi në pushtet studentët do të jenë prioritet.
“Të dashur studentë të jeni të sigurt që problemet tuaja do të jenë përparësi për PD.
Do të bëjmë gjithçka për shkollimin tuaj.
Së pari do përgjysmohen tarifat.
Së dyti do të rriten bursat.
Së treti mesatarja do të shkoj aty ku ka qenë.
Do të behet gjithçka për krijimin e sa me shume te vendeve të punës”, tha Berisha.