Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 50-vjeçareje, orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Patos”, në zonën e quajtur Portëz. Gruaja u përplas për vdekje teksa po mblidhte kanoçe.
Policia bën me dije se viktima u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar.
50-vjeçari është dërguar në spital por nuk ka arritur të mbijetoi plagëve të marra.
“Në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.” ka njoftuar policia.