-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moska marrëveshje me Beogradin, eksperti i Ballkanit: Duhet t’i vendosim sanksione Serbisë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikolla Selakoviq, kanë nënshkruar një marrëveshje për një plan të konsultimeve mes dy ministrive. 

Nënshkrimi u bë në New York në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në qendër të diskutimit ka pikërisht luftën që ka nisur Rusia në Ukrainë.

Selakoviq nuk ishte i vetmi nga krerët serbë që u takua me ministrin rus. Atë e takoi edhe presidenti serb Vuçiq.

Për këtë lidhje mes dy shteteve ka reaguar eksperti për Ballkanin, Janusz Bugajski, i cili tha se Serbia duhet të sanksionohet meqë po mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.

“Është koha që të sanksionohet Serbia. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse ajo duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së?”, ka thënë Bugajski.

Ai në Twitter ka shpërndarë edhe videon nga momenti i nënshkrimit./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit