Aktualisht Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rama tha se agresioni i Rusisë këtë vit ka copëtuar besimet tona.
“Kemi qenë dëshmitar të solidariteti e një domosdoshmërie e gjithë kohshme të nevojës për të punuar së bashku, bota ka njohur përparim, por rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa, kemi qenë dëshmitar i kthimeve pas dhe progresit, kjo ka ndodhur për shkak të katastrofave të shkaktuara nga njeriu, për shkak të politikave të ngushta, nga nacionalizmi, kjo është arsyeja pse ne bëjmë kontrollin e shëndetit të botës. Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtua, agresioni mizor i Rusisë. Lufta nuk është vetëm kundër Ukrainës, por një sulm kundër të drejtën ndërkombëtare”, tha Rama.
Kujtojmë që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur të hënën









