Policia e Durrësit ka arrestuar një 59-vjeçar pasi u kap me mallra kontrabandë në port.
Në njoftimin e policisë thuhet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.F banues në Fier.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja M.L banuese në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se tregtonte në dyqanin e saj, rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar.